Me Fol Per Dashurine

B14700
350 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për ata që si nuk i mban mënd dhe si i njeh! Ti nuk mban mend si datën tonë të martesës! Si datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke një vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson! Të gjithë për ty nuk! Vetëm ti ekziston, ti, ti! Karriera jote! Ti as nuk e çan kokën për mua! Unë mund të ndryshoj kokën dhe ti nuk e vë re! Ka gjashtë muaj që kam prerë flokët dhe ti nuk e vë re. Dhe për më tepër të pyeta nëse shikon ndryshim dhe e di si më the: "Jo keq, ky fustani i ri!" Ti dhe shërbyesen e shtëpisë se thërret Maria, kur Maria ka plot gjashtë vjet që nuk është më shërbyese shtëpie tek ne dhe që atëherë kemi pasur Doloresin, Sutubien, Lucenen dhe tani kemi Kaikehen! Ti di të gjithë kurset e monedhave, por emrin e maces tënde nuk e mban mend. Epo kush i ka bërë kaq matufa sa nuk janë të zotët e vetes? Të duket normale ty që një vajzë 23 vjeçe dhe një djalë 25 vjeç nuk bëjnë asgjë pa marrë mendimin e mamasë së tyre? Që rrinë gjithë mbrëmjet me ty, kur secili ka dhomën e vet? Rezultati është se është krijuar horra e qullët, kjo është vërteta! Mendon se fëmijët e Dypysë dhe të tjerëve ngjajnë me këtë! Kam në kohë të rinj në kompanitë e tyre dhe që u kam besuar punën e rëndësishme të cilat i kryejnë shumë mirë, ndërsa djali yt kalon ditët e dukë shpuar veshët, gjuhën dhe duke bërë tatuazh në çdo pjesë të trupit; duke gërvishtur telat e kitarë me spurdhjakë të tjerë në vend publik; kurse vajza jote kalon nga një fakultet në të tjerët, pa kaluar asnjë vit të parë, pasi di ç'të bëj.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase