Me Fol Per Dashurine

B14700
350 Lekë
(Including tax)
In stock
+
Add to wish list
14 days return right
Delivery from 200 Lek
Free Delivery to Pickup Point
SuperMart purchase protect
Find similar

Description

Po të fëlliq kujtimet më të bukura? Mos fol për gjëra që as nuk i mban mënd dhe as i njeh! Ti nuk mban mend as datën tonë të martesës! As datëlindjet e fëmijëve! Dhe për më tepër nuk jam e sigurtë nëse di datëlindjen tënde! Ti ke në vend të zemrës një gur! Lumturia e të tjerëve nuk të intereson! Të tjerët për ty nuk ekzistojnë! Vetëm ti ekziston, ti, ti! Karriera jote! Ti as nuk e çan kokën për mua! Unë mund të ndryshoj kokën dhe ti nuk e vë re! Ka gjashtë muaj që kam prerë flokët dhe ti nuk e vë re. Dhe për më tepër të pyeta nëse shikon ndonjë ndryshim dhe e di si më the: "Jo keq, ky fustani i ri!" Ti dhe shërbyesen e shtëpisë se thërret Maria, kur Maria ka plot gjashtë vjet që nuk është më shërbyese shtëpie tek ne dhe që atëherë kemi pasur Doloresin, Malikën, Sutubien, Lucenen dhe tani kemi Kaikehen! Ti di të gjithë kurset e monedhave, por emrin e maces tënde nuk e mban mend. Epo kush i ka bërë kaq matufa sa nuk janë të zotët e vetes? Të duket normale ty që një vajzë 23 vjeçe dhe një djalë 25 vjeç nuk bëjnë asgjë pa marrë mendimin e mamasë së tyre? Që rrinë gjithë mbrëmjet me ty, kur secili ka dhomën e vet? Rezultati yt është se ke krijuar horra të qullët, kjo është e vërteta! Mendon se fëmijët e Dypysë dhe të tjerëve ngjajnë me tanët! Kam në varësinë time të rinj në moshën e tyre dhe që u kam besuar punë e rëndësishme të cilat i kryejnë e shumë mirë, ndërsa djali yt kalon ditët duke shpuar veshët, gjuhën dhe duke bërë tatuazh në çdo pjesë të trupit; duke gërvishtur telat e kitarës me spurdhjakë të tjerë në vendet publike; kurse vajza jote kalon nga një fakultet në tjetrin, pa kaluar asnjë vit të parë, pasi nuk di ç'të bëjë.

Reviews

No reviews found

Possibly you may be interested
  • Similar Products
  • Recently Viewed
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase