Si mund të bëj porosi?

Si të regjistrohemi në SuperMart? 

1. Kliko Profili im -> Regjistrohu

 hapi1.jpg?1749480443873

Në faqen kryesore, pasi klikon Profili im të shfaqet dritarja në të cilen mund të Identifikohesh si klient nëse je regjistruar më parë, ose mund të klikosh opsionin Regjistrohu për të bërë regjistrimin.

2. Regjistrohu për një llogari të re

hapi2.jpg?1749480457222

Të plotësohen të dhënat që kërkohen, të jenë të sakta dhe të vërteta. Më pas duhet të bësh check kutizat që janë për përpunimin e të dhënave personale. Në fund sërisht klikon Regjistrohu.

Si të bësh porosi në SuperMart?

1. Zgjidhni produktin që ju dëshironi, duke parë kategoritë e produkteve, ose mund të përdorni opsionin ''search'' (kërko) për të gjetur lehtësisht produktin që ju pëlqen!

 

2. Pasi ke zgjedhur produktin, kliko "Bli tani" ose për të kontaktuar direkt me agjentin për produktin kliko "Bli në WhatsApp".

hapi4.jpg?1749480492434

3. Nëse ke përfunduar me porositë  tuaja, do të klikosh ‘’Arkë’’

hapi5.jpg?1749480508176

Nëse ju dëshironi të rimbushni shportën, mund të vijoni me përzgjedhjen e produkteve të tjera.duke klikuar opsionin ''Vazhdoni blerjet''.

4. Plotëso të dhënat saktë.


hapi7.jpg?1749480546885

hapi8.jpg?1749480564507

Pasi të kontrrollosh edhe njëherë porosinë tuaj, vjen momenti të plotësosh saktë të dhënat që kërkohen. Adresa juaj e banimit, emër, mbiemër, nr telefoni, e-mail, qyteti, ZIP.

5. Zgjidh metodën e pagesës.

hapi9.jpg?1749480588833

Nëse dëshiron të paguash në momentin që merr porosinë, kliko C.O.D ‘’Paguaj në dorëzim’’.Nëse nuk ke mundësi të paguash cash në moment, të ofrohet mundësia ‘’paguaj me këste ‘’me  IutePay. (Si gjithmonë mos harro të bësh check kutizat).

6. Në fund kliko Vendos porosinë.


Si të bësh porosi me IutePay? 

1. Kliko IutePay, paguaj me këste.

2. Vendos porosinë. 

3. Vendos në tabelën e shfaqur numrin tuaj personal të kartës ID.(PIN) 

4. Zgjidh këstin mujor në bazë të afatit kohor qe ju dëshironi. 

5. Pasi, porosia kryhet me sukses, ju telefonojne nga IutePay për të konfirmuar edhe njëherë të dhënat tuaja personale, gjithashtu edhe për të konfirmuar kestin mujor.