B19430
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetari i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga zezakët... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, është një e zezë, është një Kros, vajza e një gruaje prej burrave më të rrezikuar. vend... Në botën e tyre, qerosët e bardhë dhe Krosët e zinj nuk mund të përzihen, por ja që dashuria nuk u është bindur rregullave. Kallumi dhe Sefi, shokët që fëmijë, tani që rriten, mund të kenë diçka më shumë. Ata takohen fshehtas dhe thurin plane... Por është e lehtë të shkosh kundër konvencioneve, të mbrosh atë që është, të vendosësh se çfarë duhet të besosh: nëse është një luftë e vërtetë, kundër të tjerave, por edhe kundër vetes. Ndërkohë, tensioni midis të bardhëve dhe zezakëve rritet, derisa një ditë shpërthen bomba... Babai i Kallumit është i panjohuri kryesor, kurse ai i Sefit nuk do të ndalet para asgjëje, derisa ta shoh atë të varur në litar. Gjuetia e gjakut nuk do të kërcënojë vetëm dashurinë, por edhe jetën e Kallumit dhe Sefit. Në këtë thriller që do të mbetet i pashlyer në kujtesën e lexuesve, britanikja e famshme Malorie Blackman e kthen botën përmbys. Ajo që është e bardhë, bëhet e zezë dhe ajo që është e zezë bëhet e bardhë, një gjë mbetet e qartë: hamendjet mund të jetë vdekjeprurëse.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment