Evgjeni Grande

B23732
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Tipare te tjera që kane te bëjnë me realizmin e romanit janë prania e personazheve nga shtresa të ndryshme të shoqërisë; mbisundimi i elementeve të vërteta në pasqyrimin e ngjarjeve; vendosja e subjekteve në vende të zakonshme, të cilat autori i njeh mirë dhe në periudha bashkëkohore me të. Fragmenti i fundit zbulon një ane tjetër te qëllimit ideor e artistik të autorit: si familja e plakut Grande ishte e gjithë shoqëria. Pasioni për paranë është kthyer në mani.
Personazhet e Balzakut kanë një bazë shoqërore dhe historike të përcaktuar mirë dhe në të njëjtën kohë, ata kanë prirje të jenë edhe tipa që përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore. Balzaku përpunoi teorinë bazë të realizmit, atë te vendosjes së personazheve tipike në rrethana tipike. Tregimtari në roman tregon ngjarjet në vetën e tretë. Ai është vështirë të dallohet nga autori, qëndron mbi personazhet, çan muret, di më shumë për ta sesa edhe ata vetë.
Autori shkruan për Evgjeni Granden: “Që të gjithë e dinin se një melankoli e brente nga brenda zemrën e znj. Grande, por shkakun e vërtetë të kësaj brenge askush nuk e dinte”. Sigurisht që, me ritualin e përditshëm të përvetësimit të mjeshtërisë së drejtimit të punëve, si zëvendëse e ardhshme e plakut Grande, Evgjenia rron me ëndrrat dhe kujtimet e bukura te dashurisë.
Një vend qendror në botën e brendshme të saj zë figura e Karlit. Në pikëpamjen historike brendia e romanit, ashtu si dhe veprat e tjera të Balzakut, jep me mjaft realizëm periudhën në fjale. Kjo realizohet në kuadër te asaj që thuhet për veprën e Balzakut, e cila pasqyron 30 vjet te historisë së Francës. Në pikëpamjen shoqërore, në roman gjejmë tjetërsimin e njeriut në një shoqëri që për idhull ka paranë. Në pikëpamjen psikologjike, kemi të bëjmë me shkatërrimin e të gjitha ndjenjave më të mira njerëzore dhe vlerave shpirtërore nga vlerat materiale.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase