Perrallat E Vellezerve Grim

B21342
2.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

Përrallat e Vëllezërve Grim, një numër i madh i letrave për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave të reja dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtarëve bashkëkohorë. Me veprën e tire ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitet e figura të bukura letrare.
Nuk e tepr aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët, por edhe për të rritur, që duan të shohin botën e tyre përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart, të ndershmen, të hijshmen, të bukurën dhe të virtytshmen, dhe duke luftuar të ligësisë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende vlerat edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këtë libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
“Kjo është arsyeja përse me përmbledhjen tonë me përralla nuk donim t'i bëj vetëm një shërbim historisë së poezisë dhe mitologjisë, por kishim si pikësynim që vetë fantazia, që këtu është e gjallë, të ndikojë që kjo libër të shërbejë edhe si një. libër edukativ”, shprehen Vëllezërit Grim.
Në vitin 2005 ky libër me mbi dyqind përralla të Jakob dhe Vilhelm Grimit hyri në listën e të gjithëve të botës të UNESCO-s.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase