Delfini Tregimi I Nje Enderrimtari

B22983
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

“Delfini, tregimi i një ëndërrimtari” është alegoria më e bukur e individit që kërkon të arrijë maksimumin në jetë përmes ambicjes, guximit dhe pasionit. Ky libër është shitur mbi 10 milionë kopje në mbarë botën, është botuar mbi 50 gjuhë dhe vjen së fundi edhe në shqip.
Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.
“Po ndjek ëndrrën time”, thotë delfini Daniel, teksa shkon shumë larg, - aq larg sa nuk kishte mbërritur një delfin tjetër. Ai takohet me balenën e madhe, me peshkun flutur dhe eksploron shumë botë të tjera, duke serfuar nëpër dallgët e fuqishme oqeanike.
Një ditë të bukur ai vendos të kthehet tek tufa e delfinëve, të cilët e kishin menduar të vdekur. Tashmë, ishte tjetër delfin, pasi kishte realizuar ëndrrën e tij. Ky rikthim e ndryshon tërë ishullin e delfinëve të cilët nisën të mendonin si ai.
“Delfini Daniel Alexander jetoi një jetë të gjatë dhe të shkëlqyeshme. Ai vazhdonte të udhëtonte dhe të zbulonte botë të reja, surfonte në shkëmbinj të rinj, zbulonte botë të reja, surfonte në shkëmbinj të rinj nënujore, kishte rënë në dashuri me çdo perëndim të diellit, e jetonte jetën në maksimum, gjithmonë duke ëndërruar....
Derisa një ditë u zhduk në pafundësinë e detit të tij të dashur”.
REVIEW
“Me Delfinin, më ndihmove të zbuloja një botë të re. Faleminderit Sergio, shoku im i afërt. Të dua”
-Ornella Muti, aktore dhe modele e shquar italiane
“Më shumë se 400 javë të njëpasnjëshme në listën e më të mirëve të shitësve të Der Spiegel, Gjermani.Uaaauu!”
-Piper Verlag
“Më shumë se 1.5 milionë kopje të shitura të Il Delfino në Itali nga poeti i shpirtit, Sergio Bambaren”
-Sperling & Kupfer

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase