Tango Ne Prill

B21461
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Tango në Prill
Kërce me mua, ma merr dorën,
Nën hijen e hënës më të gjatë.
Kërleshi këmbët si nëpër pe dëshire,
Zjarr bulëzo, ndiz me bashkën e artë.
Kërce me mua, ashtu trup më trup,
Ngjitur sa hapi të bëhet njësh unik,
Të shoh në sy ,më drejton thellë syri yt,
Ai është tamam muzikë e kthjellët, muzikë.
Po ç'është ky vallëzim i panjohur më parë,
Që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi!?
Më tremb epiqendra e saj e bardhë, e zakonshme,
Më sharmi i beftë, shpirt si stuhi dimri.
Kërce thjesht me mua, besoi hapit tim shpirt,
Aty bashkohen lumenj gjaku, mendje, zemre,
E ti i dashur, qe ke vozitur lundra joshjesh pafund,
Po hutohesh pak nga ky përrua i vërtetë jete!
Është tango mahnitëse ky kompozim prilli,
E re, si re bore me shkulm rrënues pranvere,
Sa shumë e duan ta mësojnë ritmin nga ne,
Ata, që mëkojnë sinkron dashurinë e përjetshme.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase