Kritika E Gjykimit

B02016
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në këtë periudhë, duke vazhduar traditat natyraliste shkencore të filozofisë materialiste, Kant-i parashtroi një varg idesh hipotezash mbi zhvillimin e natyrës, të cilat i “dhanë fund sundimit absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës”. Nisur nga ligjet e Kepler-it, të Njuton-it dhe përllogaritjet e Lajbnic-it, ai është, gjithashtu, dhe autori i hipotezave të famshme mbi formimin e planetëve nga mjegullnajat (re grimcash dhe pluhuri), mbi ekzistencën e galaktikave të tjera jashtë galaktikës sonë, mbi ndikimin e baticave dhe zbaticave në rrotullimin e tokës rreth vetes, mbi prejardhjen natyrore të racave të sotme njerëzore, etj. Pra, shihet se në këtë periudhë, Kant-i, edhe pse jo në mënyrë plotësisht të ndërgjegjshme, gjendet në pozitat e materializmit. Vetëm në periudhën e dytë, pas vitete 1770, ai do të kalonte në pozitat e idealizmit “kritik” apo transhendental.
Ndër veprat kryesore të kësaj periudhe mund të përmendim: “Mendime mbi një vlerësim të drejtë të forcave jetësore” (1747); “Mbi format dhe parimet e botës së kuptueshme dhe të arritshme” (1770) dhe “Një shpjegim i ri mbi parimet e para të njohjes metafizike” (1775).

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase