Ecce Homo Si Behet Njeriu Ai Qe Eshte

B06364
1.300 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ecce Homo, është një libër jo i zakonshëm i Fridrih Niçe. "Kush di të thithë ajrin e shkrimeve të mia, e di që ai është një ajër i lartësive, një ajër i freskët. Duhet ë jesh krijuar enkas për të, përndryshe rreziku që të ftohesh nuk është i vogël..." Niçja vetë këtë libër e cilëson të domosdoshëm, që zotëron mendime të larta, gjëmime të thella, dhe e vë gishtin mbi plagët që ushqejnë shoqëritë njerëzore. Sepse shoqëri krijojnë gjithë qeniet e gjalla, por njerëzorja është pasuria e brendshme e së vërtetës. "Mos harroni, shton Niçja, teksa shkon tek mendimet e larta akulli është afër, vetmia e pamasë - por qetësisht qëndrojnë gjërat në dritë! Sa lirisht që merr frymë! Sa shumë gjëra ndjen poshtë vetes! Filozofia, të cilën unë deri më sot kam synuar dhe jetuar, është të jetosh mbi malet e larta!..." Mendimet e Niçes zbulojnë botë të mëdha, shkruar me fragmente të shkurtra, sigurisht në një fill, padyshim tërheqëse dhe përgjithësuese, plot zhdërvjelltësi dhe poezi. Njeriu fare mirë mund të udhëtojë me to, mund të çlodhet me to, mund të meditojë pse jo. Ai e ndjen fshikullimin e fortë, e përjeton sarkazmin e tij të mrekullueshme, e sheh - madje - veten pjesëmarrës dhe bashkëpunues. Është një autor i madh dhe me fuqi të lartë mendimi! Nëpërmjet mendimeve vjen më afër kujtdo, duke u bërë mik me ty, të afron, të nxit, të shfryn nga idetë e kota, të ngarkon me dëshira dhe të jep mundësi të zbavitesh si në një lojë magjike. Efekti i gjuhës dhe i ndryshimit që pëson brenda vetëdijes dhe karakterit tënd. Të mos harrojmë se njeriu ka nevojë të brendshme, shpirtërore sidomos, për t'u endur kështu në botën e tij të brendshme, si duke qeshur bën një gjimnastikë të bukur shpirtërore, madje edhe fisnikëron ndjenjat, fiton më shumë bukuri dhe elegancë. Ky është Fridrih Niçe...

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase