Banaliteti I Se Keqes

B23250
1.400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Otto Adolf Eichmann (Ajhman), bir i Karl Adolfit dhe Maria Sheferlingut, i kapur në një lagje periferike të Buenos Airesit mbrëmjen e 1 majit 1960, i transportuar në Izrael nëntë ditë më vone, me avion dhe i nxjerrë para Gjykatës së distriktit të Jeruzalemit më 11 prill 1961, duhet të përgjigjej për pesëmbëdhjetë akt-padi, pasi kishte kryer, "në bashkëpunim me të tjerë", krime kunder popullit hebre, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nën regjimin nazist, veçanërisht gjatë Luftës s? Dytë Botërore". Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjese në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libér polemizues: shtron pyetje që kurrë s'do të donim t'i shtronim, jep përgjigje që nuk e kanë sigurinë qetësuese të një manikeizmi të lehtë. E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Hannah Arendt (1906-1975), nxënëse e Heidegger-it dhe e Jaspers-it, e mërguar më 1933 nga Gjermania në Francë, për shkak të përndjekjeve kundër hebrenjve, prej vitit 1941 ka dhënë mësim në universitetet më me emer të Shteteve të Bashkuara. Ndër veprat e saj përveç Banaliteti i së keqes, veçojmë E ardhmja pas shpine; Origjina e totalitarizmit; Mbi revolucionin; Mosbindja civile dhe sprova të tjera; Politika dhe gënjeshtra; Jeta e mendjes; Rahel Varnhagen; letërkëmbimi me Jaspers-in, Letërkëmbimi; Filozofia dhe politika; Vita activa; Mes të shkuarës dhe së ardhmes; Gjuha amtare; Peshkatari i perlave: Valter Benxhamin 1892-1940; Hebraizmi dhe moderniteti; Çfarë është politika; E vërteta dhe politika; Rreth dhunës; Kthim në Gjermani.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase