Kujtime Lufte 1 Thirrja 1940-1942

B18924
1.700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ja tek jam sërish vetëm, përballë vetvetes. Në këtë ballafaqim nuk ka qëndrim që mund të merret, as iluzion që mund të kursehet. Bëj bilancin e të kaluarës. Është pozitiv, mizor. "Njeri pas njeriu, copë pas cope", Franca Luftarake është bërë më e sigurt, më e fortë, më koherente. Por, për të paguar këtë rezultat, sa humbje, sa hidhërime, sa kobe janë dashur! Fazën e re e nisim me mjete të konsiderueshme: 70 000 njerëz nën armë, oficerë të një cilësie të lartë, territore të gatshëm për luftë, një qëndresë e brendshme që shkon gjithnjë e në rritje, një qeveri që dëgjohet, një autoritet i pranuar, për të mos thënë i rinjohur, në botë. Nuk ka dyshim se rrjedha e ngjarjeve duhet të synojë drejt grumbullimit të forcave të tjera. E megjithatë, unë nuk ushqej kurrfarë iluzioni rreth pengesave që do të na dalin rrugës: fuqia e armikut, ligësia e shteteve aleate, mes francezëve, armiqësi e zyrtarëve dhe e të privilegjuarve, intriga të disave, plogështi e një numri të madh dhe për të përfunduar, rreziku i një subversioni të përgjithshëm. I gjori unë! A do të kem unë mendjemprehtësinë e mjaftueshme, vendosmërinë, aftësinë për të kontrolluar deri në fund sprovat që do të na paraqiten? Nga ana tjetër, edhe sikur unë të arrij të shpie drejt fitores një popull, më në fund të bashkuar, cila do të jetë, më pas, e ardhmja e tij? Ndërkohë, sa rrënoja do t'i jenë shtuar rrënojave të deritanishme, sa divizione do t'u jenë shtuar divizioneve të tij? Dhe kur rreziku të kalojë, dritat të shuhen, çfarë dallgë balte do të vërshojnë mbi Francë?

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase