Atlasi I Anatomise Se Njeriut (botimi 7)

B23931
14.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ilustrime unike e të paarritshme të anatomisë njerëzore në mjekësi. Duke qenë atlasi i vetëm i anatomisë i ilustruar nga mjekët, “Atlasi i anatomisë së njeriut”, botimi i 7-të, sjell pamje jashtëzakonisht të qarta dhe të njohura botërisht, të trupit të njeriut, në këndvështrimin klinik. Përveç veprës së famshme të dr. Frank Netterit, në libër do të gjeni rreth 100 piktura nga dr. Carlos A. G. Machado, një nga ilustruesit më të shquar mjekësorë të ditëve të sotme. Së bashku, këta dy mjekë-artistë të talentuar dhe unikë nxjerrin në pah pamjet më të rëndësishme klinike të trupit të njeriut. Mbi 50 imazhe radiologjike të zgjedhura me kujdes ndihmojnë për ta lidhur anatominë e ilustruar, me anatominë e gjallë, siç shihet në praktikën e përditshme. Përditësimet e botimit të shtatë, në bazë të kërkesave të studentëve dhe profesionistëve: • Seksioni përmbledhës i sistemeve të reja që paraqet pamje të të gjithë trupit, duke u fokusuar në anatominë e sipërfaqes, enët e gjakut, nervat dhe sistemin limfatik. • Më shumë se 25 ilustrime të reja nga dr. Machado, duke përfshirë këtu kolonat fasciale të qafës, shumë të rëndësishme klinikisht, venat e thella të këmbës, bursën e artikulacionit koksofemoral, vaskulaturën e prostatës dhe zona të vështira për t’u konceptuar, siç është fossa infratemporale. • Tabela të reja klinike në fund të çdo seksioni, që fokusohen në strukturat me rëndësi të madhe klinike. Këto tabela ofrojnë përmbledhje të shpejta, të organizuara sipas sistemit të trupit dhe tregojnë se në cilën nga figurat e ilustruara, mund t’i shikoni më mirë strukturat kryesore. • Më shumë se 50 imazhe të reja radiologjike, disa pamje krejtësisht të reja dhe të tjera të përftuara me përdorimin e mjeteve më të reja imazherike, që i ndihmojnë lexuesit të kuptojnë elementet kyçe të anatomisë. • Terminologji e përditësuar bazuar në standardin ndërkombëtar anatomik,Tenninologia Anatornica, që përfshin edhe eponime të zakonshme klinike. Titulli orgjinal "Atlas of Human Anatomy - Seventh Edition" Përkthimi në shqip u bë në bazë të kontratës me Elsevier.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase