Regjimi Juridik I Prones Dhe Trashegimise Ne Shqiperi

B19074
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Nga studimi monografik i dr. Danja Hobdarit Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri kam mësuar shumë rreth historisë së stabilizimit të raporteve pronësore në Shqipëri në periudhën midis dy luftërave botërore, një periudhë shumë e ndërlikuar për shtetin e ri shqiptar në mëkëmbjen e tij të vështirë gjithaq edhe për vetë botën europiane midis luftës dhe paqes.
Në mënyrë të veçantë në këtë monografi specifikohet qartë konflikti dhe mospajtimi i dy modeleve të së drejtës: modelit teokratik perandorak sulltanor, që vazhdoi të ketë fuqi, për inerci, edhe përgjatë dekadave të gjysmës së parë të shekullit XX, nga njëra anë; dhe modeleve perëndimore, laike, të rregullimit të raporteve midis pronës, individit dhe shtetit.
Studimi monografik i Danja Hobdarit është i pari studim që bën të njohur domosdoshmërinë e vështrimit të pandashëm të historisë politike të Shqipërisë nga ajo e rregullimit juridik të institucioneve themelorë të saj: pushteteve kushtetues, administratës, gjykatave, pronës e pronarëve, familjes dhe trashëguesve të saj. Kjo e bën atë një studim origjinal e shumë të dobishëm për faktet e përfundimet.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase