B23296
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
...
I dashur lexues,
Nuk ka asgjë më të drejtpërdrejtë dhe më të njëmendtë sesa një letër. Ne njerëzit kemi instinktin për të hedhur në letër ndjenja e kujtime që koha mund t'i zhdukë, por duam që edhe t'ua shpalosim të tjerëve. Ne ndiejmë një nevojë të thellë shpirtërore për të ripohuar marrëdhëniet, vetjake ose politike, lidhjet e dashurisë ose të urrejtjes, pasi bota nuk është kurrë e qetë dhe jetët tona janë një zinxhir fillimesh e mbarimesh: duke i regjistruar ato ne ndoshta ndiejmë sikur i bëjmë më të vërteta, thuajse të përjetshme. Letrat janë kundërhelmi letrar i përkoshmërisë së jetës. Gëteja ka përsiatur shume rreth magjisë të letrave për të cilat thoshte se janë “memoriali më i qenësishëm që një njeri mund të lërë." Kësisoj, ato instinkte janë një bekim: letrat jetojnë shumë kohë pasi protagonistët e tyre kanë vdekur. Gjithashtu, në çështjete politikës, të diplomacisë dhe të luftës, një komandim ose premtim duhet të dokumentohet. Nëpërmjet letrave, pra, arrihen shumë gjëra të ndryshme.

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment