B23316
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Teza ime në thelb lidhet me periudhën para-Helene, ndërsa në mënyrë plotësuese lidhet me periudhën arkaike. Ajo synon të studiojë trashëgiminë kulturore të së kaluarës lidhur me origjinat e qytetërimit Grek nëpërmjet referimit te Pellazgët.
Teza sjell një qartësim të ri lidhur me njohuritë tona historike dhe kulturore që ka të bëjnë më Greqinë (pra të këtyre periudhave) dhe nxjerr në pah fi llesat e qytetërimit Grek stricto sensu (në kuptimin e ngushtë të fjalës), qytetërim që u shfaq në fi llim të shekullit VIII para Krishtit. Autorët më të lashtë antikë, ndër të cilët Homeri1), Hesiodi2), Hekate i Miletit, Helanikos-i nga Lesbos-i, Herodoti, Tuqididi, Diodori i Siçilisë, Straboni, Pausanias
ose tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi) i kanë përmendur gjerësisht Pellazgët sepse popullonin që nga koha e antikitetit më të hershëm rajonet që do të bëheshin Greqi dhe e kanë vënë në dukje në mënyrë të konsiderueshme autoktoninë
e tyre. Këta Pellazgë (barbaro-folës sipas Herodotit), paraprirës të Grekëve, u lanë trashëgimi atyre (Grekëve) elementët thelbësorë të qytetërimit të tyre : mitologji, kulte, kulturë dhe një pjesë të gjuhës së tyre. Ky pasqyrim i pushtuesve Grekë, të cilët zëvendësuan një popullsi më të lashtë, pra atë të Pellazgëve, është në themel të gojdhanës si ajo lidhur me Përmbytjen e Deukalionit, e cila shpjegon popullimin e Helladës nga Grekët të lidhur
me Helenin - i biri i Deukalionit – dhe të përcaktuar në nën-ndarjet e tyre në nivelin e bijve dhe të nipërve të tij, me të cilin janë të lidhur Dorianët, Eolianët, Jonianët/Atikët dhe Akenët.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase