Operacioni Shqiptar I CiA-S Dhe M16-It 1949-1953

B23275
2.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Unë nuk isha anëtar i CIA-s. Qeveria amerikane me kontaktoi per t'u kujdesur për kété mision të veçante. Kurre nuk i jam afruar selise se CIA-s dhe pata shpikur mbulimin tim, e qe lidhej me aktivitetin tim me biznesin e filmit. Se pari shkova ne Rome ta takoja komitetin - Dostin, Kupin, Kryeziun, Nuçi Koten, Vasil Andonin dhe Goqi Gogên. Goga ishte një prej asistenteve te Kupit. Ata ishin së bashku më shumë përmes Amery-t dhe MeLean-it. Ishin pika politike e referencës për çdo gjë që bënim, pikënisje, në mënyrë që të mos vepronim pa mend në koké. Synimi yne ishte t'i ndihmonim grupet e emigrantëve, të cilët donin të ktheheshin në atdhe e ta demokratizonin vendin.
Kjo qe arsyeja politike. Arsyeja operacionale për ta ishte të nxirrnin njerez që do të ishin agjentë fillestarë për t'u infiltruar në Shqipëri. Në rastin amerikan, ata do të parashutoheshin; në rastin britanik, do të zbarkonin me anije apo të futeshin përmes kufirit grek. Ishte mjaft e thjeshtë, Donin ta çlironin vendin dhe unë kisha autorizimin të flisja në emër të qeverisë amerikane se ne u qëndronim prapa.
Unë isha hallkë mes shqiptarëve dhe inteligjencés amerikane. Dhe arsyeja pse isha agjent civil kontratash, ishte për t'i dhënë qeverisë kapacitetin për mohim të mundshëm po qe se prishej ndonjë gjë. Ana politike ishte e hapur dhe në të vërtetë e publikuar Ana operacionale ishte sekrete dhe kurdoherë mohohej. Këtë nocion e përqafonin krejt anëtarët e komitetit. Secili thoshte se midis njerëzve të vet do të gjenin ndjekës që ishin të përshtatshëm dhe që do të vinin vullnetarë për këto misione "eksperimentale". ekipe fillestare që do të parashutoheshin për të parë nëse në vend ekzistonte ndonjë lëvizje e rezistencës. Nése kishte, do të kontaktonin me të. Nëse jo, do ta krijonin një.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase