Krijimi I Perandorise Romake

B23568
1.100 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Mbreti Agron ishte shume i habitur nga gézimi që kishin mundur aetolianét, besimi i të cilève në aftesite e tyre ishte shume i madh dhe ai u dha pas pijes së tepërt e pas kënaqesive të tjera të ngjashme deri sa u semur nga pleuriti, nga i cili pas pak ditësh vdiq. Gruaja e tij Teuta e pasoi ate në fron, e cila la hollési té ndryshme të administrimit të miqve të cilève ajo mund t'iu besonte. Por mendja e saj prej femre ishte rritur nga suksesi i porsa rrefyer dhe nuk mund të shikonte asgjé veç këtij té fundit dhe, po ashtu, asgje se çfarê bëhej jashtë vendit. Masa e saj e parë ishte dhënia e letrave te garancisë anijeve pirate, duke i autorizuar ato të grabisnin të gjithë ata te cilet i ndeshnin rastesisht. Ajo pastaj mblodhi një flotë dhe forcë ushtarake po aq të madhe sa e para dhe i nisi jashtë, duke urdheruar komandantët të trajtonin të gjitha vendet njëlloj, si t'i perkisnin armiqve të tyre.
Të kthehemi te Ilirét. Prej kohësh që s'mbaheshin mend, ata e kishin bërë zakon të keqtrajtonin anijet që lundronin nga Italia dhe tani, ndërsa ata ishin në Foenike, një numer prej tyre u shkëputën nga flota dhe grabisnin apo vrisnin shume tregtaré italiane, duke kapur dhe marré me 123 vete njé numér jo të vogël robërish. Romakët kishin bërë një vesh të shurdhër deri tani ndaj ankimeve te bera kundër ilireve, por tani kur një numër personash iu drejtuan Senatit për këtë çështje, ata caktuan dy të derguar Gaius dhe Lucius Korunkanius, te shkonin në Iliri dhe té investigonin çështjen. Teuta, me kthimin e flotiljes së saj nga Epiri, ishte kaq e befasuar dhe e admiruar për sasinë dhe bukuriné e plaçkés që ata kishin sjellë me vete (Foenike ishte atehere qyteti nga mé te pasura rreth e rrotull), sa qe ajo ishte shumé e paduruar që sa më parë t'i ngacmonte grekët.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase