B20729
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
“Paraja, bankat dhe shoqëria”. Është titulli i një udhëtimi historik në sistemet monetare në 3000 vjet,gjatë gjithë zhvillimit të epokave të shoqërisë. Ky udhëtim, vjen në trajtën e një enciklopedie të vërtetë dhe të thelluar në dorë të kërkuesit shkencor dhe lexuesit të thjeshtë, përmes një libri të veçantë e unik, nga dy prej profesorëve më të shquar të ekonomisë. Prof.Dr Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr, Anastas Angjeli. Trajtimi i shtrirë në kohë dhe hapësirë i parasë, sistemeve monetare, autoriteteve ndërkombëtare dhe globale që nga krijimi i tyre e deri tani janë vlera e shtuar në këtë libër, duke i dhënë mundësi lexuesve nga faktet, përshkrimi dhe ndërlidhja e këtyre fenomeneve nga kohët e lashtat e deri tani. Dy profesorët e ekonomisë, sjellin me një gjuhë të qartë e të kuptueshme për të gjithë, historinë monetare bankare, duke dhënë kështu një kontribut vërtet të çmuar për ta kuptuar atë më mirë, jo vetëm nga profesionistët e arkeologjisë, historisë dhe ekonomisë, por edhe për studiuesit e rinj e publikun e gjerë.Ky libër vjen për lexuesit si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës financiare globale. Ky udhëtim shtrihet larg nga territoret shqiptare për të ndjekur zhvillimet e sistemeve dhe reformat monetare të perandorive të mëdha, që duke pasur në konsideratë edhe historinë e Shqipërisë, Në këtë këndvështrim libri bëhet një përshkrues i plotë jo vetëm i historisë monetare dhe financiare të ekonomisë globale, por edhe asaj shqiptare.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment