Perplasje Mbreterish 1

B19265
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Libri i dytë i eposit të akullit e zjarrit në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit e ngrihen në mes të natës, ku princesha maskohet si çunak jetim, ku egërsira e bën keq nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatin. Gjithçka është çoroditur. Behari i begatisë dhe i paqes, që zgjati plot dhjetë vjet, po mbyllet dhe dimri i akullt i egër po afrohet si një bishë e xhindosur. Ndërsa në qiell një kometë ngjyrë gjaku e flakësh, si një ogur gjaksh, gjashtë njerëz luftojnë në dorën e tyre. Biri i Edardit, Robi e ka shpallur veten Mbret të Veriut. Në jug Xhofri, që qëndron si trashëgimtari i Robertit, mbretëron veç me emrin, por është në dorë të intrigave të oborrtarëve e të ettfr për pushtet të Zbarkimi i Mbretit. Secili prej vëllezërve të Robertit kërkon të sundojë vetë, ndërsa një derë e mënjanuar befas ngrihet edhe një herë të pushtojë. Në një tjetër kontinent, mbretëresha në mërgim, Mëma e Dragonjve, rrezikon gjithçka për t'i çuar pjellat e saj të çmuara përtej shkretëtirës së zhuritur, si e si të fitojë kurorën, që i takon me të drejtë. Mbi një pëlhurë gjaktrazimi dhe vëllavrasjeje, alkimie dhe therjesh, çmimi i lavdisë paguhet veç me gjak. Fitorja u vetëm veç burrave e grave, që kanë tehun të ftohtë akull dhe zemrën edhe më të akullt. Kur ndeshen mbretërit, nuk ka pëllëmbë toke që të mos e ndiejë tronditjen

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase