B15726
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Ai nuk punon më mbi programin, por mbi ëndrrën, mbi atë që ka krijuar vetë e ua ka injektuar edhe ndjekësve, nuk flet e shpjegon se si do të realizohet ajo, por blofon duke imagjinuar se sa bukur do të jetë atëherë... kur të kryhet. Autosugjestionohet. Dëgjon veten me kureshtje të çiltër në ekranin e TV dhe mrekullohet se sa bukur ka folur, se sa fort e kanë duartrokitur, mallëngjehet para një fëmije që i zgjat lule e nuk mendon se ajo skenë është pjella e servilizmit të ri, krijesë e lajkatarit të parë që me siguri gjendet diku aty rrotull tij. Kështu, çdo ditë prangon shpirtin e vet, asgjëson energjinë e dobishme, mbyt punën konstruktive dhe me takime, mitingje, konferenca, mbledhje, uzurpon masmedian dhe kjo e fundit nën-ndërgjegjen e popullit, i cili, pak nga pak, mësohet të bashkëjetojë me imazhin shtypës e të pashmangshëm, me imazhin e gënjeshtërt të njeriut gjithnjë në aktivitet, në lëvizje, të palodhur, të interesuar për gjithçka, që zë çdo ditë e më tepër hapësirë, atë hapësirë e kohë që ua merr të tjerëve, në fund të fundit, duke shtrënguar e mbyllur, duke ndryrë kështu inteligjencën, krijimtarinë, unin, etjen, ethen, egon, arrivizmin e shumë e shumë individëve, që dalëngadalë heqin dorë të lodhur nga qëllimet, idealet, ëndrrat e shpresat e tyre, për t’iu kushtuar mbijetesës, radhës, mbushjes së ujit e zënieve të kota me komshinjtë...“.
(fragment nga libri)“Ai nuk punon më mbi programin, por mbi ëndrrën, mbi atë që ka krijuar vetë e ua ka injektuar edhe ndjekësve, nuk flet e shpjegon se si do të realizohet ajo, por blofon duke imagjinuar se sa bukur do të jetë atëherë... kur të kryhet. Autosugjestionohet. Dëgjon veten me kureshtje të çiltër në ekranin e TV dhe mrekullohet se sa bukur ka folur, se sa fort e kanë duartrokitur, mallëngjehet para një fëmije që i zgjat lule e nuk mendon se ajo skenë është pjella e servilizmit të ri, krijesë e lajkatarit të parë që me siguri gjendet diku aty rrotull tij. Kështu, çdo ditë prangon shpirtin e vet, asgjëson energjinë e dobishme, mbyt punën konstruktive dhe me takime, mitingje, konferenca, mbledhje, uzurpon masmedian dhe kjo e fundit nën-ndërgjegjen e popullit, i cili, pak nga pak, mësohet të bashkëjetojë me imazhin shtypës e të pashmangshëm, me imazhin e gënjeshtërt të njeriut gjithnjë në aktivitet, në lëvizje, të palodhur, të interesuar për gjithçka, që zë çdo ditë e më tepër hapësirë, atë hapësirë e kohë që ua merr të tjerëve, në fund të fundit, duke shtrënguar e mbyllur, duke ndryrë kështu inteligjencën, krijimtarinë, unin, etjen, ethen, egon, arrivizmin e shumë e shumë individëve, që dalëngadalë heqin dorë të lodhur nga qëllimet, idealet, ëndrrat e shpresat e tyre, për t’iu kushtuar mbijetesës, radhës, mbushjes së ujit e zënieve të kota me komshinjtë...“.
(fragment nga libri)

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase