Nuk Duhet Te Fle

B14075
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

I botuar në mbi 30 vende të botës, "Nuk duhet të fle" është duke u kthyer
në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman
dhe Colin Firth.
The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur "Nuk duhet të fle" si një
përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të
përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e
folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është i
admirueshëm.
Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë
amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh
në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës
së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle
pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që
Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili,
fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e
saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që
dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër
fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka
arsye të tjera, më të thella? E pse duhet t'i besojë ajo doktor Nashit në vend
që t'i besojë bashkëshortit?

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase