Mashtrimi I Madh

B06546
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presidenti, që kërkon të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së Bardhë, Reiçëll Sekston, në akullnajën Milne për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit. E shoqëruar nga një grup ekspertësh, mes të cilëve dhe shkencëtari karizmatik Majkëll Tolland, Reiçëlli zbulon diçka të papërfytyrueshme: dëshmi të një mashtrimi shkencor,... një mashtrim i guximshëm, që mund ta zhysë botën në polemikë. Por, përpara se Reiçëlli të lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm, që komandohen nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet përpara asgjëje për të fshehur të vërtetën. Duke rendur për të shpëtuar jetën e tyre në një mjedis sa të shkretë aq edhe vdekjeprurës, shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është të gjejnë se kush qëndron prapa kësaj dredhie mjeshtërore. E vërteta, do të mësojnë ata, është mashtrimi më tronditës. Në librin “Mashtrimi i madh”, autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës në librat e tij Engjëj e Djaj dhe Kodi i Da Vinçit, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. Mashtrimi i madh është një roman mbi të gjitha emocionues.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase