B20258
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Detektivja Lindsej Bokser heton rastin më tronditës të karrierës së saj.
Lindsej Bokser mëson të dashuroj sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katallogu, me të shoqin e saj Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur - përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranoj përsëri Xho-në në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend.
Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së përbashkët së gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradë kur i dyshuari i aktit terrorist kërcënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në atë pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpëtoj Lindsej-n teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikëpyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste.
Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj – dhe për jetën e saj – Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon në sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar.
Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit #1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të Vrasësve të Grave dhe përçon një emocion ndezës nga fillimi deri në fund.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase