Vanesa Ime E Erret

B24019
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Vanesa ime e errët” është një histori e manipulimit psikoseksual midis një adoleshenteje pesëmbëdhjetë vjeçare dhe mësuesit të saj, e pasojave të rënda që ka shkaktuar lidhja e tyre disa vjeçare. Është një portret kulturor shkatërrues, i mundësimit të abuzimit dhe dëmit që shoqëria u shkakton atyre.
Duke gjurmuar rrjedhën psikologjike të marrëdhënies midis një vajze adoleshente dhe mësuesit të saj manipulues, Russell si një shkrimtare e re, i ofron lexuesit një roman të shkëlqyer, gjithëpërfshirës, njëkohësisht shënon debutimin e saj shpërthyes letërsi. 2000. Energjike, ambicioze dhe shumë e zjarrtë, pesëmbëdhjetë vjeçarja Vanesa Uait përfshihet në një lidhje dashurie me mësuesin e anglishtes Xhejkob Strejn, njëzeteshtatë vjet më i madh se ajo. 2017. Shtatëmbëdhjetë vite më pas, Strejn akuzohet për abuzim seksual nga një ish-studente e tij. Vanesa gjendet përballë një zgjedhjeje të vështirë: të qëndrojë e heshtur, në besimin e verbër se si një adoleshente ishte përfshirë me dëshirë në këtë marrëdhënie dashurie, ose ta ripërkufi zojë veten dhe ngjarjet e së shkuarës së saj. Ky është një roman shumë ndikues, gati i pamundur për t’u kundërshtuar, është një portretizim mjeshtëror i një adoleshence të trazuar dhe pasojave të saj, që ngre pikëpyetje jetike mbi lirinë për të dashuruar, respektin dhe viktimizimin. Është një roman mbi marrëdhëniet e kohës dhe që pasqyron në mënyrë të shkëlqyer rrjedhën e zakoneve kulturore që transformojnë marrëdhëniet tona dhe vetë shoqërinë.
“Unë personalisht nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë viktimat e abuzimit seksual, që të ndajnë detajet e traumës së tyre me publikun... Hapja e mëtejshme e plagës për të kaluarën do të kërkonte hetime që mund të jenë edhe më ritraumatizuese për to”. –
Kate Elisabeth Russell, intervistë në The Guardian
“Vanesa ime e errët”, është një histori shumë emocionuese për t’u lexuar... është një paketë dinamiti e ndërtuar mirë.” _
Stephen King.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase