Si Te Behesh Profesionist Ne Shitje

B23659
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Shumë njerëz janë në ankth rreth fjalës “shitje”, përfshirë dhe vetë shitësit. Ndërkohë që në jetën e përditshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, të gjithë jetojmë duke shitur diçka. Kur kërkojmë një punë të re apo në punën që bëjmë, ne shesim produktin që njohim më mire: veten, vlerat dhe tërësinë e aftësive tona.
Në familje edukojmë dhe influencojmë, pra shesim, vlerat dhe bindjet tona.
Në treg shesim idetë, produktet apo shërbimet që ofron kompania jonë.
Vetë jeta është një proces i vazhdueshëm i komunikimit, i bindjes dhe i ndikimit tek të tjerët.
Pikërisht aftësitë për të bindur dhe ndikuar tek të tjerët janë thelbësore për një jetë të lumtur.
Sa më shumë e njeh shitjen aq më shumë e dashuron atë. Prandaj njerëzit e suksesshëm përpiqen të mësojnë çdo ditë rreth saj. Shitja është sa art, aq edhe profesion. Ajo kërkon shumë njohuri, aftësi, eksperiencë dhe dëshirë për t’u përmirësuar.
Nëse duam të jemi të suksesshëm në punën tonë, në jetën tonë, në familjet tona, duhet të mjeshtërohemi në shitjen e ideve, produkteve, mendimeve apo edhe bindjeve tona. Secili prej nesh është i lindur me aftësitë për të shitur. Kjo nuk nënkupton se çdokush mund të jetë shitës profesionist. Shprehitë mund të mësohen.
Shitja është një shprehi e cila duhet mësuar dhe si çdo gjë tjetër në jetë, kërkon praktikë që të bëhet si duhet. Pa marrë parasysh sesa i shkëlqyer është produkti ose shërbimi juaj, klientët duhet të fitohen dhe të mbahen të kënaqur.
Edhe në botën e shitjes në internet, stili personal dhe reputacioni janë shumë të rëndësishëm.
Suksesi në këtë profesion kërkon të keni një themel të palëkundur mbi të cilin të qëndroni. Ju pastaj do të jeni gati për të krijuar dhe zbatuar një strategji për ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase