Thirrje Nen Arme

B21419
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

Lu Xun, pseudonimi i Zhou Shuren (1881-1936), shkrimtar i shquar, eseist, poet, kritik letrar dhe figurë qendrore e letërsisë moderne kineze, lindi në një familje pronarësh tokash dhe zyrtarësh qeveritarë në Shaoxing, Zhejiang. Pas diplomimit, për disa vjet ishte mësues në qytetin e lindjes e më pas zyrtar qeveritar në Pekin. Lu Xun iu rikthye krijimtarisë dhe më 1918 iu bashkua lëvizjes së sapokrijuar letrare kineze. Po atë vit botoi tregimin e shkurtër, tanimë shumë të njohur, me titull “Ditari i një të marri”, 1921. Një tjetër vepër përfaqësuese e Lu Xun është “Historia e vërtetë e Ah Q” . Këto tregime që u mblodhën në “Thirrje nën armë” , 1923, konsoliduan reputacionin e Lu Xun si shkrimtar i shquar. Tre vjet më vonë u botua përmbledhja “Endem” , 1926. Prozat simbolike, që u botuan në përmbledhjen “Bari i keq” , 1927, ashtu si edhe rrëfenjat e ritreguara klasike, zbulojnë një ndjeshmëri moderne, gërshetuar me humorin e hidhur dhe satirën therëse.
Në vitet 1920, Lu Xun punoi në disa universitete të Pekinit si profesor i shkrimit e letërsisë kineze. Studimi i tij akademik “Histori e shkurtër e letërsisë kineze” , 1923-‘24 dhe përmbledhjet shoqëruese të prozës klasike mbeten ende sot vepra standarde. Të një rëndësie të veçantë konsiderohen edhe përkthimet e tij, veçanërisht ato të veprave ruse.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase