B08472
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Bizanti zë një vend të paqartë në historinë europiane. Megjithëse shpesh është interpretuar gabimisht si një pasardhës i zhdukur i botës klasike, Bizanti bën pjesë në rrymën qendrore të historisë së Europës dhe të Mesdheut. Ndikimi i tij ndjehet ende kudo, në Ballkan, në Europën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Ky libër e njeh lexuesin me historinë komplekse, karakterin etnik dhe identitetin e Perandorisë Bizantine. Bota bizantine gjendej edhe aty ku takohej Islami i hershëm dhe Krishterimi, dhe bizantinët patën të bënin dhe jetuan pranë myslimanëve, nga arabët në shekullin VII deri te turqit në shekullin XV. Bota pluraliste e Bizantit të vonë ishte shumë ndryshe nga ajo e Perandorisë Romake Lindore në shekullin IV p.K., kur u themelua Kostandinopoja. Edhe bota rreth saj ndryshoi në mënyrë dramatike gjatë kësaj kohe, identiteti bizantin ishte ende i fortë dhe njëkohësisht i dallueshëm. Tensioni mes ndryshimit dhe vazhdimësisë në shoqërinë bizantine është një nga temat themelore të shqyrtuara në këtë libër. Libri i Averil Cameron-it, Bizantinët, shënon një sukses në portretizimin dhe karakterizimin e qytetërimit bizantin. Libri përqendrohet te popujt e Perandorisë Bizantine, te pikëpamjet e kultura e tyre, si dhe në mënyrën se si këta ndryshuan me kalimin e kohës. Rezultati është një vështrim i spikatur e i qartë për atë çka ishin bizantinët.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase