Juda Makabe Jerina

B13499
400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Drama "Juda Makabe" i ka rreth 750 vargje . Gjergj Fishta ishte gjeni . Ai edhe prej situatave të vështira u përpoq të krijoj art të mirfilltë.Edhe mllefin që ishte grumbulluar në shpirtin e tij e ngriti në art. Këtë madhështi e tregoi në dramën "Juda Makabe" me anën e së cilës reagoi kundër një robërim të ri pas robërimit shumëshekullor osmano-turk . Koha e mërgimit apo e izolimit të detyruar bëri që Fishta të përqendrohej në qenien e vet ë hallet e Shqipërisë së atëhershme. Në këtë vepër poeti së pari himnizon atdheun e pastaj vërsulet në mallkime mbi tradhtarët. Ai vajton mjerimin që sjell robëria , u tregon Shqiptarëve rrugën e daljes nga situata dhe të ringjalljes së kombit me fsës dhe bashkimin kombëtar. Tragjedia " Juda Makabe" është shkruar nga frymëzimi dhe mllefi që pati poeti në kohën kur Shqipërisë dhe atij personalisht i vinin kërcënime nga të katër anët. Prandaj mund të kuptohet se në ç'gjendje shpirtërore e shkroi këtë dramë në të cilën shprehi tërë mllefin ndaj kundërshtarëve dhe tradhëtarëve por edhe dashuridhe për atdheun . Në këtë dramë poeti i gërshëtoi të dhënat biblike të vjetra tremijë vjet më parë me të dhënat e sotme shqiptare. Në këtë dramë vlerësohet liria , çmohet pa masë bashkimi kombëtar që bën forcën kryesore , çmohet besa , shteti dhe ligjet e tij . Në dramë himnizohen të gjitha vlerat e shëndosha kombëtare . Ato vlera , sipas poetit duhet të ishin xhevahir për të gjithë shqiptarët e kohës kur e shkroi këtë dramë , por edhe shqiptarët e kohës së ardhshme. Fishta me vështrim mallkues sulmon tradhtarët e shumëllojshëm të atdheut , prej atyre që e shesin atdheun dhe e tradhtojnë kombin e deri te ata që i sjellin mjerim në thembrën e huaj. Në tragjedinë "Juda Makabe" është dhënë mjaft bukur tipi i heroit trragjik, i luftëtarëve të lirisë si dhe i tradhtarit që shiten për para dhe pushtet.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase