Ironia E Nji Legjende - Murgesha Dhe Poeti - Apologjia E Trete E Sokratit

B21547
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Tre novela te shkruara nga Lazer Radi
Novela e parë “Ironia e një legjende”, lidhet me periudhën e mbasluftës ku familjet tregohen që janë përballur me dhunën e pushtetit të ri, dhe pjesa që është më shumë janë fëmijët e mitur që mbeten të pambrojtur nën dhunën e pushtetit.
Novela e dytë “Murgesha dhe Poeti” është mbi raportet e gjëndjes reflektuese të Migjenit si poet. Në fillimet poetike ai shkruan për murgeshat por pastaj përballet me përkujdesin e tyre në vitin e fundit të jetës së tij kur ai ndodh në Itali. Poeti reflekton së thelli rreth raportit dhe kupton se shpirti i tij poetik kishte qenë i padrejtë ndaj përkushtimit dhe sakrifikimit të këtyre krijesave të devotshme, në shërbim të njeriut dhe humanizmit...
Novela e tretë, më gjata, ajo që mund të quhet edhe kryevepra në prozë e Lazër Radit është “Apollogjia e Tretë e Sokratit në Tiranë”. shpëtimtar të një shoqërie që po humbte çdo vlerë. Duke qenë se Apologjinë e Sokratit e kishte shkruar Platoni, një nxënës e dishepull i tij, i cili e ka monumentalizuar figurën e Sokratit në histori, Apologjinë e Dytë të tij kishte shkruar një komunist grek, Kostas Varnalis, i cili e karikaturon Sokratin dhe filozofinë e tij, ndaj duhej edhe “Apologjia e tretë..:” e Lazër Radit që e rikthejnë Sokratin mbas 2339 vitesh në shqip, për të rrëfyer të vërtetën e diktaturës komuniste dhe rolin e intelektualëve.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase