Epi I Gilgameshit

B08851
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Epi i Gilgameshit është një poemë epike nga Mesopotamia e lashtë. Daton që nga Dinastia e Tretë e Ur-it (rr. 2100 p.e.s), dhe është konsideruar shpesh si vepra e parë e madhe e letërsisë. Historia letrare e Gilgameshit fillon me pesë poema sumeriane rreth "Bilgamesh"-it (emri në gjuhën sumere për "Gilgamesh"), mbret i Urukut. Këto histori të pavarura më vonë u përdorën si material burimor për një epikë të kombinuar. Versioni i parë i kësaj epike të kombinuar, i njohur si versioni "Babilonas i vjetër", daton nga shekulli i XVIII-të p.e.s dhe ende titullohet sipas fjalëve hyrëse të tij (incipit), Shūtur eli sharrī ("Duke tejkaluar të gjithë Mbretërit e tjerë"). Vetëm disa pllaka të tij kanë mbijetuar. Versioni i mëvonshëm ai "Standardi" daton nga shekulli XIII-të deri në shekullin X-të p.e.s dhe mban si incipit Sha naqba īmuru ("Ai që pa thellë", në kuptimin modern: "Ai që sheh të panjohurën"). Përafërsisht dy e treta e këtij versioni të gjatë dymbëdhjetë-pllaka është gjetur. Disa nga kopjet më të mira u zbuluan në rrënojat e bibliotekës të shekullit të VII p.e.s të mbretit Asirian, Ashurbanipal.
Gjysma e parë e tregimit flet për Gilgameshin, mbretin e Urukut, dhe Enkidu, një njeri i egër i krijuar nga zotat për të ndaluar Gilgameshin të shtyp popullin e Urukut. Pas një luftimi fillestar, Gilgameshi dhe Enkidu të bëhen miq të ngushtë. Së bashku, ata udhëtojnë në Malin Cedar dhe mposhtin Humbaban, mbrojtësin e tij monstruoz. Më vonë ato vrasin Demin e Qiejve, të cilin perëndesha Ishtar e dërgoj për të dënuar Gilgameshin pasi refuzoj afrimin me të. Si një ndëshkim për këto veprime, perënditë dënojë Enkidui-n me vdekje.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase