Andrra E Jetes

B07212
450 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

"Andrra e jetës", përveç trajtave të një rasti të veçantë, pasqyrimi i tragjedisë së fshatarësisë shqiptare dhe dëshirat e saj të zjarrta për një jetë më të mirë. Titulli i veprës ka një kuptim të thellë. Me këtë poet s'ka aspak të thotë se jeta është një iluzion, veçse jeta për të varfërit mbetet një ëndërr e parealizuar. Poema pra, në thelb është realiste me një gjykim romantik. Poeti ka prekur plagë të rënda të shoqërisë së kohës: mjerimin që mbyste sa e sa jetë, ende të paçelura (fati i Trinës), zakonin patriarkal që e ndante nënën nga e bija dhe e mbërthyer të parën pas vatrës së shuar; mospërfilljen e shoqërisë ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kësaj të fundit është një protestë e heshtur. Por jo më pak i fortë është fakti që, kur heroi ka humbur çdo shpresë, poeti nuk e bën të fshehtë ngushëllim në iluzionet e jetës përtej varrit. Lokja vdes me ndjenjan e revoltës ndaj fatit të saj të padrejtë. Personazhet në poemë janë të gjalla e tipike dhe kanë një logjikë të brendshme në mjedisin ku mund të jetë ndryshe. Trina është vizatuar, edhe në jetë nuk arrin të jetë si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithatë e kryen rolin e vet. Me fatin e saj është përgjithësuar fati i shumë fëmijëve fshatarë që vdisnin para kohe nga puna e rëndë dhe nga kushtet e nevojshme të jetës.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase