FAQ

Si mund të regjistrohem?

Regjistrimi është hapi i pare dhe kryesor që duhet të kryejë klienti në momentin që dëshiron të bëj një porosi në SuperMart.. Gjatë regjistrimit,  klienti duhet të vendos të dhënat që kerkohen si : emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, nr telefoni si dhe fjalëkalimin e tij. Këto të dhëna duhet të jenë sa më të sakta dhe të vërteta. Çdo e dhënë është koefidenciale, personale.

Si mund të bëj porosi?

Ju mund të bëni porosi online, duke ndjekur këto mënyra të cilat të vijnë në ndihmë.

  • Të klikoni opsionin ‘’Shto në shportë’’ më pas të plotësoni të dhënat që ju kërkohen.
  • Të klikoni direkt në opsionin ‘’ Blini tani me 1 klikim’’.
  • Të kontaktoni me ne, në rrjetet tona sociale, Instagram , Facebook.
  • Të telefononi  tek numri  jonë I shërbimit +355 4 453 5115.

Si mund të paguaj?

Klienti mund të kryejë pagesën duke përdorur këto 3 Metoda:

1. Paguaj në dorëzim. Ju paguani vetëm pasi produkti është dorëzuar tek ju

2. Paguaj me këste. Këtu ju vjen në ndihmë IutePay. Aplikim I cili zgjat vetëm 7 minuta

3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).

Për sa kohë më vjen porosia?

Porosia vjen tek ju nga 1-3 ditë. Për produkte si kënde, kondicionerë, apo produkte të tjera të cilat kërkojnë edhe instalim, mund të vonojë disa ditë.

A mund të kthej një produkt?

Produkti duhet të kthehet brënda 14 ditëve.  Kthehet vetem  në  ato raste kur produkti të mos jetë përdorur dhe dëmtuar, gjithashtu  tё shoqërohet me dokumentat që vërtetojnë blerjen nga SuperMart. Nëse produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet. Kthimi I produkteve bëhet me ndërrim produkti ose duke paguar cash, pra kthim I fondeve.


SuperMart është një platformë online në të cilen produktet e porositura dërgohen pranë klientëve me anë të postës! Pra, nuk jemi një dyqan fizik.

Misioni ynë është të jemi lidhës të produkteve, shitësve dhe teknologjisë moderne, për ta vendosur atë në një paketë lehtësisht të konsumueshme,për ty.Oraret e shërbimit janë cdo ditë nga e hëna në të diel, 09:00-21:00. Për cdo pyetje, informacion, mos hezito të kontaktosh me ne!  

Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrit të  telefonit +355 4 453 5115, mund të na shkruani në Instagram, Facebook, gjithashtu dhe në chatin që ndodhet në faqen kryesore SuperMart.