B12469
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Procesi esht romani me I njohur dhe me I perhapur I Kafkes,I botuar ne Berlin me 1926,dy vjet pas vdekjes se shkrimtarit. Maks Brod, nje miku I tij qe pergatiti librin per botim ka thene : “Kur mora doreshkrimin e “Procesit” e lexova me nje fryme.Nuk kishte titull por Kafka keshtu e quante sa here binte fjala per te.Kete liber vete Kafka e quante te paperfunduar,pavaresisht se e kishte kreun e fundit.Ai mendonte se duhej te shtonte disa ane te tjera te atij procesi misterioz.Por megjithate, po mos t’a dija se Kafka ka patur ndermend ta vijonte punen me kete roman,une nuk do te gjeja asnje mangesi ne te.” Romani permban dhjete krere.Ne secilin prej tyre ka nje histori dhe ngjarje te vecante,qe duke u nderthurur krijojne permbajten e gjithe romanit. Subjekti Romani tregon per nje qytetar te rendomte,nenpunes banke nga nje qytet I panjohur ,te cilin nje mengjes e arrestojne dy police,pa ndonje arsye,per nje krim qe nuk I tregohet as atij dhe as lexuesit.Ato nuk tregojne se cilit autoriteti I pergjigjen .Perderisa ndaj tij nuk ka nje akuze te percaktuar,procesi I tij mbetet pezull.Gjate kesaj kohe njihet me mjegullsine e gjykatave,absurdin , hierarkine e posteve jo vetem ne gjykate por dhe ne jeten e mirefillte.Atehere ai imagjinon marifete nga me te deshperuarat,qe zbulojne para tij ingranazhe te pakuptueshme dhe mbytese. Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet. Ne kapitullin e fundit ate e vrasin dy policet qe e paten arrestuar ne fillim te librit.Pa proces,ose me sakte para se procesi te perfundonte,Josef K.-ne e vrasin “si nje qen”dhe me keto fjale,me te cilat personazhi percakton veten,mbyllet libri.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase