B18744
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Metamorfoza”, pa dyshim rrëfimi më i shquar i Kafkës, është gjithashtu dhe teksti i tij më mizor. Aty gjejmë tema të ngjashme me ato të Verdiktit (urrejtja e të atit për të birin dhe e të birit për të atin, tmerri i jetës familjare, mediokriteti i një borgjezie të mbyllur), por këtu gjithçka është e shtyrë në skaj; rrëgjimi nuk shkon thjesht deri te vetmia dhe shpirtvogëlsia, por zbret deri në shtazëri. Gregor Samsa nuk është i shkëputur vetëm nga zanati dhe familja, por tani është i huaj dhe për trupin e vet. “Verdikti” është shkruar i plotë në natën e 22 shtatorit 1912, ndërmjet orës dhjetë të mbrëmjes dhe shtatë të mëngjesit. Nuk do të ndodhë kurrë më në jetën e Kafkës një frymëzim kaq i ngutshëm. Kështu, ai do ta ruajë gjithmonë kujtimin e këtij çasti të mrekullueshëm krijimi. “Verdikti” është e vetmja vepër që ai s'do ta vë kurrë në dyshim. Në “Hamalli”, ne nuk i gjejme temat e angështisë, tema që zakonisht i shoqërojmë me emrin e Kafkës, dhe që asokohe shfaqen tashmë në “Verdikti” dhe në “Metamorfoza”, ai është rrëfim plot humor, që duket se e fshin tragjiken. Rrallëherë Kafka është dorëzuar me aq hare ndaj kënaqësisë së trillimit. Vetë ai e ka pranuar ndikimin e Dikensit; aty gjejmë dhe ca mënyra të frymëzuara nga kinemaja, ndaj së cilës Kafka ishte mjaft i vëmendshëm atëbotë. Motivet «personale», temat e vetëndëshkimit janë krejtësisht munguese në këtë rrëfim.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase