B20843
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Çdo shqiptar, i cili një pjesë të mirë jetës e ka kaluar në diktaturë, i kujton fare mirë grupet e “turistëve” të rinj të Europës veriore, që shpesh, si pjesë e grupeve m-l, silleshin rrotull Shqipërisë në vitet 70-të, nëpër kantieret e mëdha të socializmit, të preknin “sukseset” e planeve pesëvjeçare dhe përparimin e këtij fanari të vetëm në botë, të cilit i kishte mbetur detyra t’i ruante të pacenuara idetë staliniste. Mu aty në zemër të represionit, të hapur e të fshehtë, kjo turmë naive dhe e shkujdesur, u bë një dëshmitare e verbër e një nga regjimeve më të egra të këtij planeti. Mes tyre ishte edhe Rune Ot¬tosen, autori i këtij libri. Ai sjell këtu të freskëta përshkrimet e atyre ditëve, si edhe refleksionin e tij të thellë me kthimin e tij dekada më pas në Shqipëri. Ai ka takuar dhe intervistuar shumë njerëz dhe ka analizën e tij mbi atë ç’ka ngjau pas kuintave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vetë lëvizjen m-l në Europë. E gjithë kjo e bën këtë libër shumë interesant, që vjen edhe si një lloj ndjese njerëzore për naivi¬tetin rinor dhe besimin e verbër tek “e drejta”, që në fakt, në prapas¬kenë luftoi edhe me të drejtën më themelore: atë të jetës njerëzore, të mijëra jetëve njerëzore, të humbura nën ethen e ndërtimit dhe të instalimit të një prej regjimeve më të tmerrshme në historinë e njerëzimit.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment