Princi I Vogel

B10667
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit,ne befas ndiejmë fuqinë rrëmbyese të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t’u përgjigjur. Ç’është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç’janë këta planetë të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç’është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç’janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten? Përse të rriturit e kanë kaq të vështirë të kuptojnë të vegjlit? Përse të rriturit kanë ngritur një shoqëri, në të cilën shifrat kanë më rëndësi se përjetimet, ndjenjat? Dhe përse tabloja e librit është kaq e zymtë, përse bota duket kaq e trishtuar? Secili që merr e lexon librin "Princi i vogël", mund të provojë t’u japë një përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, mund të provojë të matë me anë të mendjes botën që gjen në libër dhe botën që na rrethon. Dhe nuk do të ishte aspak çudi, sikur të shihte se jo të gjitha pyetjeve ai është në gjendje t’u japë një përgjigje bindëse, se mendja e tij nuk e ka të lehtë të rrokë domethënien e botës, në të cilën jetojmë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase