Komploti I Terrorit

B11618
1.250 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1250 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Si gazetar investigativ, Jim Marrs, ashtu edhe administrata amerikane, i shikojnë sulmet e "11 Shtatorit" si një konspiracion të qartë.Pyetja e vetme është: konspiracion i kujt ishin ata? Sipas teorisë së konspiracionit të zyrtarëve të qeverisë amerikane, 19 rrëmbyes kamikazë myslimanë nga Lindja e Mesme, me zemrat të mbushura me urrejtje për lirinë dhe demokracinë amerikane, rrëmbyen katër aeroplanë.
Dy aeroplanë u përplasën mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork; aeroplani i tretë u përplas mbi Pentagon dhe i katërti u rrëzua në një zonë rurale në Pensilvaninë Perëndimore, pasi pasagjerët e tij u ndeshën me rrëmbyesit. I gjithë ky operacion "Mision i pamundur", i aftë të mposhte sistemin 400 miliardësh të mbrojtjes së SHBA - se u tha se ishte nën komandën e plotë të një fetari fanatik mysliman, i cili përdorte një kompjuter, i fshehur në një shpellë të Afganistanit.
Duke përdorur artikujt më të rëndësishëm të mediave kryesore dhe raportet qeveritare, Marrs ofron një teori realiste dhe të bazuar mirë. Ai ka arritur të shkruajë një tregim gazetaresk shterues mbi këto ngjarje, duke përshkruar historinë e plotë prapa shkaqeve të dukshme e të padukshme dhe duke treguar përfshirjen e mundshme të administratës Bush në sulmet e 11 shtatorit.
Jim Marrs merr ato pyetje të cilat pak njerëz kanë dashur t'i diskutojnë qysh prej asaj dite fatale. Analiza e tij shkon mjaft përtej 11 Shtatorit, duke na dhënë mundësi të kuptojmë motivet që qëndrojnë prapa politikës së jashtme amerikane, politikë që çoi bë luftën e Afganistanit e të Irakut, në Luftën tonë të vazhdueshme kundër Terrorizmit dhe në bjerrjen e vazhdueshme të lirisë në Amerikë. Libri përmban edhe esenë tronditëse "Dokumentet e sulmit mbi Pentagon" të Barbara Honeger.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase