As Te Paret As Te Fundit

B20595
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo
thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të
cilën të kuptojnë lidhjet.
“Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë
apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri
kuptohet fare pak.
[...] ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë. Aferat na mësojnë shumë për
marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e
drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona
personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.
[...] Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje
të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe
posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që
nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe
emocionale.
[...] Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë.
Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta
“mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as
burrat dhe as gratë. Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e
këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në
marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që
më parë. Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda
gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në
përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji
gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë. E
vetmja gjë, që mundta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj
nukështë e stisur.”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase