Ai Interval I Erret Eshte Dashuria

B15938
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Seksi, mendon Osho, vërtet buron nga meditimi, por ai nuk e asgjëson energjinë, pasi energjia kurrë nuk asgjësohet, vetëm ndërron formën. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk është më vetëm seksuale, lajmërohet energjia e pastër e dashurisë. "Personi seksual nuk mund të dojë" - thotë Osho. "Dashuria e atij personi ka për të qenë vetëm shou (show), shfaqje e rëndomtë, vetëm transparencë. Dashuria e tij ka për të qenë vetëm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund të dojë vërtet, ai vetëm mund ta eksplorojë atë tjetrin, kurse dashuria është vetëm mënyrë që tjetrit t'i ofroheni, që tjetrin ta përvetësoni". Natyrisht, që ky transformim nuk është i lehtë, pasi shkon në kundërshtim me egon e njeriut, pra qëllimi i tij është edhe shkatërrimi i egos, megjithatë, nëse i qasemi botës së brendshme përmes dashurisë së sinqertë, dashurisë hyjnore, gjithsesi që edhe barriera e egos do të mënjanohet dhe zhduket përgjithmonë. "Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë." - thotë Osho. Sipas tij, dashuri është momenti i bashkimit përfundimtar të dy qendrave, dhe për këtë ai merr këtë shembull: "Dashuria është fenomen i vërtetë alkimik - mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diçka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund të keni hidrogjen sa të doni, edhe oksigjen në sasi të mëdha, por kur të jeni të etshëm, kjo nuk ka për t'ju ndihmuar shumë. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njëra në tjetrën - krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi është aty. Sikur përnjëherësh e tërë jeta të jetë ndalur - nuk ka lëvizje. Tani ky moment i tanishëm - është i vetmi moment, dhe tani lirisht mund të themi: "Ah, kjo ëmbëlsirë qenka kaq e shijshme!" Madje as vdekja nuk ka kurrfarë rëndësie për njeriun që është duke dashuruar".

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase