B23215
900 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 900 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

Jeta e Madonës, Patrick Edlinger-it, George Sand-it, John Lennon-it, Serena Williams-it apo e disa të tjerëve, do të na ndriçojë këtu: ne nuk lindim me vetëbesim, por bëhemi të tillë. Vetëbesimi është gjithmonë një pushtim, i duruar, i vështirë. E nganjëherë, kur zotërimi i vetes sonë kulmon në një formë harrimi të vetes, ky vetëbesim është gjithashtu rast për një gëzim të thellë.
Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë. Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë: te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan, në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës, në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj.
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.
Përkthyer nga Urim Nerguti

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase