Vajza E Mjaltit

B17633
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj. E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Është një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në fëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend. Por tani fati ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase