Rruga Per Ne Shtepi

B15206
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Markoja nuk ka zgjedhur kurrë, sepse ka frikë se mos njëra zgjedhje i përjashton gjithë të tjerat. Nuk ia ka vënë veshin kurrë askujt, përveçse vetes. Duket sikur u thotë të gjithëve: "Mund të më doni, por qëndromëni larg." Andrea, vëllai i tij i madh, e ka vendosur menjëherë se si duhej të ishte jeta e tij, i ka bërë gjithnjë gjërat ashtu siç duheshin bërë. Është martuar me Danielën, një grua e përkorë dhe elegante. Së bashku do të mund të ishin të përkryer. Kurse Markoja ka shumë femra, dhe Izabelën. Ajo ka qenë e dashura e tij e parë. Me të ka kaluar netët magjike kur bukuria e zgjat kohën dhe lumturia të shkëput premtime. Por as me të nuk ka arritur kurrë të vendosë, të kuptojë se liria nuk është medoemos mungesë përgjegjësie. Dhe kështu vazhdon të jetojë pa ngarkesë, pa futur kurrë një marsh, pa bërë një zgjedhje. Vetëm se, herë pas here, jeta që ke mbajtur gjithnjë nën kontroll fillon të bjerë pjesë-pjesë. Romani i ri i Fabio Volo-s rrëfen historinë e dy vëllezërve; ngjarjet i detyrojnë të afrohen, ta kuptojnë sërish njëri-tjetrin. Rrëfen gjithashtu një të fshehtë të patregueshme familjare që i ndjek si fantazmë. Rrëfen një histori të madhe dhe të përvuajtur dashurie që përshkon vitet dhe, si të gjitha historitë e mëdha të dashurisë, ka të bëjë me gjërat e shkëlqyera dhe me ato të tmerrshme të jetës. Rrëfen dhimbjen që të thyen më dysh dhe lumturinë që të bën të këndosh duke sajuar fjalët. Na bën për të qeshur, na mallëngjen, na emocionon.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase