Pertej Kufijve

B20585
900 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 900 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse. Ajo nuk është një bukuri absolute, e papritur, verbuese; është bukuria sipas konceptit të tij mbi bukurinë. I mjaftuan vetëm pak fjalë për të humbur mendjen: të zbulosh se në botë ekziston dikush me të cilin kuptohesh fluturimthi, pa u sforcuar, është një mrekulli e vogël, ndihesh më pak i vetmuar. Jashtë është bota me zhurmën dhe vështirësitë e saj, por kur ata janë së bashku në apartamentin e tij, ka vetëm magji: bëjnë dashuri, flasin, janë të sinqertë, heshtin për ta disiplinuar lumturinë e tyre. Deri kur flluska çahet dhe fillojnë të shfaqen dilemat. A mundet vërtet dikush ta ndalojë jetën e tij për një pushim? Ndoshta njerëzit që takojmë na shërbejnë për të kuptuar se cilët duhet të bëhemi në të ardhmen dhe se gjërat e rëndësishme fillojnë atëherë kur gjithçka duket se ka marrë fund. Ky libër rrëfen një histori dashurie, por edhe më tepër se kaq. Ndjenjat shpalosen në të gjitha nuancat dhe pengesat e tyre të vogla, me thjeshtësinë dhe saktësinë që e bëjnë Fabio Volo-n një autor unik dhe shumë të dashur jo vetëm për lexuesit italianë, por edhe më gjerë. Në sfondin e një narrative që të mban pezull deri në faqen e fundit, qëndron dilema e zgjedhjes gjithmonë e më të vështirë, midis “ne” dhe “unë”, midis sakrificave që bëjmë për përmbushjen tonë personale dhe atyre që jemi gati të bëjmë për një njeri tjetër, për çiftin ose familjen. Dallimi midis përmasave të lumturisë vetjake dhe lumturisë së përbashkët.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase