Nje Histori E Madhe Dashurie

B22965
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta. Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refuzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm.
Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre. Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura?
Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase