Mysafire Me Pagese

B21430
1.250 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1250 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një roman i jashtëzakonshëm, mjeshtëror, i narrativës së shkëlqyer, sensualitetit dhe dramacitetit psikologjik, shkruar nga autorja e bestsellerëve ndërkombëtarë, Sarah Waters.
Është viti 1922 dhe Londra është e tensionuar. Ish-ushtarakët janë të zhgënjyer, të papunët dhe të uriturit kërkojnë ndryshim. Në jug të Londrës, në një shtëpi të madhe të heshtur, tani pa vëllezër, pa bashkëshort e madje pa shërbëtorë, jeta do të ndryshojë, pasi zonja Rej dhe e bija, Frensisi, për të mbijetuar, do të detyrohen të japin një pjesë të shtëpisë, befas shumë e madhe për dy vetë, për qiramarrës ose, si quhen për të përdorur një term “politikisht të saktë”, mysafirë me pagesë. Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet. Me mjeshtërinë e rrëfimit, që e bëri kaq të
dashur e të vlerësuar për lexuesin e kritikën, Sarah Waters sjell një histori tërheqëse për pasionin dashuror, dëshirat e parrëfyera dhe pasojat e tyre tronditëse. Një roman i mprehtë, që në atmosferën e një epoke historike përshkruan personazhe që mbeten në zemrën dhe kujtesën e lexuesit, kaq të gjalla, kaq të mirëfillta në ethen e tyre dramatike për lumturi, në këtë kryevepër të tensionit psikologjik dhe thellësisë emocionale.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase