Heshtja E Tim Biri

B16231
900 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 900 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

I di rregullat.Heshtja është mikesha ime.Dhe kur kam frikë, zëri im je ti.Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë,po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten.Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj.Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër. Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t`i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t`u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël.Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka,apo dikë

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase