Eliksiri I Dashurise

B17630
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

A është dashuria një proces fizik, kimik, një pleksje molekulash që mund të krijohet me mjete shkencore? Apo është një mrekulli shpirtërore? A ekziston një mjet që ta shpërthejë pasionin, ashtu si dikur eliksiri bashkoi çiftin e të rinjve Tristanin dhe Izoldën? A jemi krejtësisht të lirë të dashurojmë?” Këtë vëzhgim goditës të trilleve të zemrës bën Eric-Emmanuel Schmitt teksa eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave.
Adami dhe Luiza, ish-të dashur, jetojnë tashmë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Ai në Paris, ajo në Monreal. Përmes këmbimit të letrave, duke kujtuar lëndimet e së shkuarës dhe duke i pohuar njëri-tjetrit aventurat e reja të tyre, ata hidhen në një sfidë: të provokojnë dashurinë. Por, a fshihet ndonjë kurth pas kësaj loje?
Vëzhgues i mirë i trilleve të zemrës, Eric-Emmanuel Schmitt eksploron misterin e joshjeve dhe të ndjenjave.
PJESË NGA LIBRI
I dashur Adam,
Atëherë po e bëj pyetjen ndryshe: a jemi të lirë të biem në dashuri me filanin apo fistekun?
A zgjedhim?
A na zgjedhin?
Kur të njoha ty Adam, ishte dashuri me shikim të parë. “Ky është ai!” ulëritën shqisat dhe mendja ime.
Muajt e fundit dola në përfundimin që shqisat dhe mendja ime e kishin humbur gjykimin, sepse ne u ndamë në krye të pesë vjetëve.
Tani pyes veten: “Vërtet gabohesha kaq shumë?”... E vdesim dashurinë duke dashur ta bëjmë të përjetshme. Më mirë ta shijojmë kur e kemi, kjo dhuratë mjafton.
Lumturia s’mund të jetë veçse e përkohshme. A na e ka vërtetuar kush të kundërtën?
Në jetën e njeriut, “përgjithmonë” do të thotë gjithmonë “për pak kohë”.
Luiza jote
P.S. Sa letërkëmbim i çuditshëm ky yni: nuk flasim nga dashuria, por për dashurinë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase