B06581
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 600 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit. Mungon fjalia e rregullt. Fraza. Shenjat e pikësimit harrohen me qëllim.
Kjo ishte zgjidhja direkte e austriakes së njohur, Elfriede Jelinek, tepër të përfolur për karakterin e saj dhe bëmat, që në vitin 2004 iu akordua Çmimi më i madh në letërsi 'Nobel' dhe që zonja nuk denjoi të shkonte as ta merrte in person.
Puna më e rëndë e këtij libri në shqip ka qenë ajo e përkthyesit Afrim Koçi, një nga përkthyesit më të njohur të vendit në gjermanisht, që e ka mundësuar këtë libër të vijë për publikun shqiptar me të gjithë shtrirjen e tij artistike.
Ky roman është nga më të vështirët e viteve të fundit, për shkak se është shkruar tmerrësisht thjesht. Dy jetë të ndryshme femrash gërshetohen ngushtë për të na dhënë pasqyrën e një game jetësh femrash të një brezi, parë nga sytë e shkrimtares së njohur austriake. Në formën se si ajo i ka përshkruar këto jetë, duket sikur janë thjesht sende, krejt pa jetë dhe pa asnjë funksion, ku një qenie njerëzore mund të gjej qoftë edhe një motiv për jetë me qëllime.
Çelësi që i bën të lëvizë këta robotë-njerëz është vetë Jelinek, që me përvojën e gruas, por edhe me talentin e saj, zbulon se çfarë i mban në jetë këto qenie. Fokusi i saj shkon që nga mjedisi rural i jetës së tyre të mjerë e tepër tradicional dhe përzihet me detajet me të cilat këto jetë na bëhen fare të prekshme dhe ku mund të gjykojmë për shtresat e ulëta të vendit të saj.
Në një farë mënyre, në këtë roman, këto figurina flasin përmes një personazhi të tretë, që është vetë ajo, ndaj personazhet tona mbushur me mllefe kanë një njeri pas, që na i rrëfen të gjitha. Kuptohet, falë mjeshtërisë së vet, që këto jetë të vobekta t'i përshtatë si duhet në një roman, i cili ka pasur shumë jehonë në botë.
"Skandërbeg" bëri një nga zgjidhjet e veta potente në momentin kur mori të drejtat e kësaj autoreje, që duhet thënë se është nga më të njohurat sot në Evropë. Është një nga nobelistët e shumtë, që janë pronë e kësaj shtëpie tanimë.
"...dhe ne nuk kemi asgjë. por dashurinë po, e kemi. mbaje, pra, fort lumturinë! ndërkaq erihu këtë çast, sikundër edhe ata para tij, mendon për kandelet, për karburatorin dhe për skapamenton, që ai, sidoqoftë, nuk i ndan dot nga njëra-tjetra, më tej erihu mendon papushim, edhe pse është e lodhshme, për veshjen e gjithë këtyre, për karrocerinë, për timonin dhe për vozitjen.
paula mendon më tej dhe për të dy, thuajse në vazhdim dhe jo më për dashurinë dhe për atë që gjatë saj luhet apo ndryshon në trup, por për banesën e re, për fëmijët dhe për iqindinë me kafe dhe me kajmak, për të Tjerët të cilëve u duhet Treguar diçka.
hera-herë (rrallë) erihu mendon edhe për librat me stil të vështirë për luftën botërore të kaluar. për shumë ngjarje të asaj lufte, sot mbase nuk di asnjëri. Erihun e rreh në fytyrë flladi i historisë. erihu rrallëherë mendon për gratë, asnjëherë erihu nuk mendon për paulën, kur nuk ka nevojë, sepse ajo ndodhet aty...".
E tillë është mënyra e rrëfimit në të gjithë librin tonë. Brigita dhe Paula, dy personazhet tona, janë emrat që ti i has në të gjithë librin dhe ku endesh bashkë me to në kërkim të shpëtimit pa shpresë nga meskiniteti i jetës. Kam përshtypjen se gjuha e thjeshtë e autores ia ka bërë të lehtë detyrën përkthyesit, por nga ana tjetër e ka lënë jo vigjilent për ta humbur disi kadencën e autores, që në disa raste del pavetëdije nga personazhet e veta. Gjithsesi, është një libër që e nderon publikun, kur e lexon...dhe mëson shumë për një stil femëror tepër kontrovers. Ben Andoni

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase