B13424
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur. Vitet '70 janë në kulmin e tyre në San Francisko, Elioti është një mjek i ri dhe i sapo apasionuar dhe plot ambicie. A do ta bëjë ai vallë atë gjest vendimtar që të mund të shpëtojë Ilenën? A do të dijë ai të ndryshojë fatin e pamëshirshëm? Komente mbi librin "Një kokteil shpërthyes suspanse dhe imagjinate" Eduart Dutour, ELLE "Guillaume Musso manovron artin e suspansës me efikasitetin e mjeshtërve të trillerave amerikanë" Anne Berthod, L'Express Mbi autorin Guillaume Musso lindi në vitin 1974. Që fëmijë dashurohet me letërsinë dhe fillon të shkruajë kur ishte student. Romani i tij i parë "Dhe pastaj..." u shit në më shumë se një milionë kopje. Kjo përqasje magjepsëse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetër akoma më të jashtëzakonshëm të romaneve: "Shpëtomë", "A do të jesh aty?", "Sepse të dua", "Po vij të të gjej" dhe "Ç'do të bëhesha pa ty?", të cilët e bëjnë autorin një nga më të preferuarit e lexuesve. Autori është përkthyer në mbarë botën dhe veprat e tij janë përshtatur për skenarë filmash artistikë.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment